Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 29 Maj 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Rama: Pa PS-në në krye s’ka Shqipëri në BE me të drejta të plota. Angazhohemi me çdo kosto për drejtësinë
Gjatë takimit me socialistët e Dibrës, Rama deklaroi se pa Partinë Socialiste në qeverisje nuk do të ketë një Shqipëri anëtare në Bashkimin Evropian me të drejta të plota. Ai theksoi se me reformën në drejtësi, PS-ja ka marrë parasysh çdo kosto.
Berisha: Pabarazi PS-PD në financimin e partive. Të vendoset në ligj edhe anulimi i zgjedhjeve
Kryedemokrati Berisha thotë se zgjedhjet e fundit treguan pabarazinë në financimet shtetërore përballë Partisë Socialiste. Pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, Berisha propozoi që në ligj të parashikohet edhe anulimi i zgjedhjeve.
Fluks aplikimesh në Kadastër për rivlerësimin. ASHK: Vetëm në 3 muaj janë arkëtuar 34 milionë euro
Procesi i rivlerësimit të pronave ka sjellë interes të lartë nga qytetarët. Agjencia Shtetërore e Kadastrës thotë se në 3 muaj janë gati 13 mijë aplikime që kanë sjellë 34 milionë euro në buxhetin e shtetit. Tirana mban peshën kryesore të aplikimeve.
Situata e mbetjeve problematike në Tiranë, Jaupaj: Duhet përditësim i kontratës me “Eco Tirana”
Ministria e Mjedisit e pranon situatën problematike me mbeturinat në Tiranë. Ministri Sofjan Jaupaj tha se për zgjidhjen e situatës po punohet me bashkinë që të përditësojë kontratën me kompaninë “Eco Tirana”, si dhe të ketë një rritje të numrit të punonjësve të pastrimit.
Droni rus godet Rumaninë, plagosen 2 persona. Putin e mohon. NATO: U shkel vija e kuqe
Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, një dron rus ka goditur një zonë të banuar të Rumanisë dhe ka plagosur dy persona. Por presidenti Putin e mohon se ishin dronë rusë, ndërsa NATO dhe BE-ja thanë se u shkel një tjetër vijë e kuqe nga Moska.
S’ka gabuar asnjëherë, parashikimi i ekonomistit gjerman: Botërorin e këtij viti e fiton Holanda
Një ekonomist gjerman ka bërë parashikimet për Botërorin dhe thotë se edicionin e këtij viti do ta fitojë Holanda. Interesant është fakti se ai ka qëlluar saktë me parashikimet e tij në 3 edicionet e mëparshme.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/