Video Description
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #marsela #gentian #florenca #dashuri #mashtrim #martese #fiktive #lac #burregrua #kishaelacit
Marsela tregon në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, se kur ishte te Kisha e Laçit njohu një djalë, me të cilin u dashurua me shikim të parë. Por, kjo dashuri i solli shumë probleme, që prej vitit 2018.
Ajo tregon se ai nuk e ka trajtuar asnjëherë si grua, por ka shkuar gjithnjë pas femrave të tjera. Më tej Marsela ndan një problem tejet shqetësues, i cili e ka përndjekur prej vitesh dhe nuk e ka lënë aspak të qetë moralisht dhe psikologjikisht.
Marsela ka kryer një martesë të fshehtë me Gentianin, ku ky i fundit i premtoi se do të bënin celebrimin që më pas t’ua bënin surprizë të dyja familjeve, por nuk rezultoi kështu.
Gentiani mori mbiemrin e saj dhe prej vitesh është zhdukur, pa dhënë asnjë sinjal, përgjigje apo shpjegim. Nëna e Marselës, Florenca ngre dyshimet se kjo ka qenë një martesë fiktive, me përfitime personale për Gentianin.
Florenca: Bashkëjetoi, por unë e kuptoja nga veprimet e tij. Nuk më pëlqenin. E kam kuptuar që vajza ime është e paprekur, nuk është treguar si burrë me ndershmëri, me të drejtë normale.
Ardit Gjebrea: Çfarë dyshimesh keni ju?
Florenca: Ne dyshojmë, që ai bën një jetë tjetër! Me vajzën time figuron si i martuar, e ka bashkëshorte, kur jetën e bën me të tjerat. Ky është dyshimi. Nuk është bashkëshorti i ndershëm!
Marsela: E vërtetë nuk më ka trajtuar si grua! Ai gjithë kohës ka ndenjur jashtë, vinte në shtëpi në orën 02:00. Unë gjithë ditën punoja. E shikoje rrugëve, nëpër lokale të Tiranës. Gjithnjë më ka gënjyer, jam këtu e jam atje. Më bllokonte edhe numrin e telefonit.
Florenca: Ai bëri një martesë formale vetëm për qëllimet e tij, për interesat e tij, vetëm e vetëm që të merrte mbiemrin. Ai nuk ka bërë një lidhje martesore.
Ardit Gjebrea: Ky është ai që ka marrë mbiemrin tuaj?!
Marsela: Po!
Florenca: Ç’është ai burrë që merr mbiemrin e gruas?! Jam martuar edhe unë, por unë kam marrë mbiemrin e burrit. Ç’është ky burrë i këtillë! Burrë është ky?!
Marsela: Ne shkuam në gjendjen civile në Fushë-Kuqe dhe vajza që punonte atje, më pyeti ‘ti do mbash mbiemrin tënd, apo të burrit’, ai u hodh dhe tha ‘jo, kjo nuk do mbajë mbiemrin tim, unë do i marr mbiemrin kësaj’.
Ardit Gjebrea: Ju e kishit biseduar më përpara këtë gjë?
Marsela: Jo fare! Ai më premtoi martesë, më premtoi familje!
E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
#EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan