Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 22 Maj 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
BE zyrtarizon konferencën ndërqeveritare më 26 maj
Ambasadorët e vendeve të BE-së miratuan me konsensus raportin IBAR për grupkapitullin e parë, që përfshin çështjet themelore të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Pas këtij hapi, më 26 maj do të mbahet në Bruksel konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE për procesin e anëtarësimit.
Rama: Fazë e re e negociatave me BE-në, humbën ata që thanë se Shqipëria u bllokua
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po hyn në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Europian pas miratimit të raportit IBAR. Kreu i qeverisë shprehet se opozita humbi sërish me pretendimet se procesi i integrimit ishte bllokuar.
Berisha: Raporti i IBAR pasqyron problemet e Shqipërisë, opozita nuk pengon integrimin
Kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se raporti i IBAR për Shqipërinë pësoi 32 ndryshime dhe se ai pasqyron të gjitha problemet e qeverisjes. Berisha hodhi poshtë akuzat e Ramës se opozita kërkon pengimin e integrimit të vendit në BE.
Të hënën viziton Tiranën ministri grek i Mbrojtjes, diskutime edhe për çështjen e detit
Të hënën do ta vizitojë Tiranën ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias. Në fokus të takimeve pritet të jetë çuarja përpara e nismës për dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të dosjes për përcaktimin e kufirit detar.
Aeroporti i Vlorës, qeveria: Nuk tolerojmë vonesa, do të ketë sanksione nëse shkelet kontrata
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, thotë se qeveria nuk do të tolerojë vonesa në projektin e aeroportit të Vlorës dhe se do të ndjekë të gjitha mjetet ligjore për zbatimin e kontratës. Ai paralajmëroi edhe penalitete në rast të vonesave.
Ligji i ri frenon kompanitë e huaja të nxjerrin fitimet jashtë vendit
Shqipëria i është bashkuar marrëveshjes globale të OECD-së për tatimin minimal ndaj korporatave shumëkombëshe. Një ligj i ri synon të kufizojë shmangien e taksave dhe transferimin e fitimeve jashtë vendit, drejt shteteve me tatime më të ulëta.
Polemika për listën e Anglisë, Tuchel lë jashtë disa prej yjeve
Këtë të premte ishte radha e Anglisë për të publikuar listën e futbollistëve për Kampionatin Botëror. Polemikat nuk kanë munguar, pasi kanë mbetur jashtë disa nga yjet e skuadrës së “Tre luanëve”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/