Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka arritur dakordim me Izraelin dhe Hezbollahun e Libanit përmes ndërmjetësve për të ndaluar sulmet e ndërsjella mes palëve.
Asnjë president amerikan nuk ka folur më herët me grupin militant Hezbollah i cili është i përcaktuar organizatë terroriste nga SHBA-të.
“Nëpërmjet përfaqësuesve të lartë, pata një telefonatë shumë të mirë me Hezbollahun dhe ata ranë dakord që të gjitha të shtënat do të ndalen”, tha Trump.
Gjithashtu Presidenti amerikan konfirmoi se pati një bisedë "shumë produktive" me Netanyahun, I cili ishte zotuar të mos dërgonte trupa në Bejrut dhe se çdo njësi që ishte në rrugë tashmë ishte kthyer pas.
Deklaratata e Trump erdhën pasi Teherani tha se po ndalonte bisedimet me shtetet e bashkuara në shenjë proteste kundër veprimeve të Izraelit në Liban.
Sa i takon ndalimit të negociatave nga Teherani, Trump e hodhi poshtë një gjë të tillë duke deklaruar se bisedimet po zhvillohen me një ritëm të shpejtë.
Më herët zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit kishte fajësuar deklaratat kontradiktore amerikane dhe mungesën e besimit për ritmin e ngadaltë të përpjekjeve drejt paqes.
“Kësaj duhet t'i shtohet edhe aktori përçarës që gjithmonë ka penguar çdo proces që synon uljen e tensioneve në rajon, përkatësisht regjimi sionist. Kjo përgjegjësi përsëri i takon Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mund t'i shohim Shtetet e Bashkuara dhe regjimin sionist si dy aktorë të veçantë dhe të pavarur që veprojnë të izoluar nga njëri-tjetri”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.
SHBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme sporadike që kur një armëpushim hyri në fuqi në fillim të prillit përfshirë edhe gjatë ditës së sotme.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/