Video Description
Një qytetar nga Përmeti denoncon se prej vitesh nuk ka mundur të pajiset me certifikatën e pronësisë për objektin e tij, pavarësisht disa aplikimeve pranë institucioneve përgjegjëse. Sipas tij, të gjitha kërkesat janë refuzuar, ndërsa pretendon se i vëllai ka arritur ta sigurojë dokumentin pasi ka paguar 1500 euro.
Në bisedat e regjistruara përmendet shuma prej 1500 eurosh si kusht për zgjidhjen e problemit, ndërsa në komunikime të tjera flitet për pritjen e dokumenteve dhe procedurat që po ndiqeshin. Denoncuesi shprehet i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar me qëllim që të marrë certifikatën e pronësisë, duke lënë të kuptohet se pa pagesë procesi nuk po realizohej.
Ai takoi personin që, sipas denoncimit, mund të zgjidhte çështjen: Enea Kushen, përgjegjës i sektorit juridik në Bashkinë e Përmetit, i cili më parë kishte qenë përgjegjës i ASHK-së në Përmet. Sipas denoncimit, pasi mori 1500 euro, ai arriti që brenda pak ditësh të nxirrte certifikatën e pronësisë.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#Permet #EneaKushe #ASHK #Kadastra #CertifikataPronesise #Korrupsion #Ryshfet #KameraEFshehte