Video Description
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që thotë se i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi.
Në postimin e tij, Rama shprehet se videoja pasqyron gjendjen aktuale të territorit, të cilin e përshkruan si të ndotur dhe të lënë pas dore.
“Përshëndetje Kryeministër! Jam vlonjat dhe pro investimit në Zvërnec. Mos ndalo. Po të nis një video dhe të lutem postoje. Bëhet fjalë fiks për zonën ku njerëz të papërgjegjshëm, që dhe ndoshta janë ngritur në protestë e kanë katandisur zonën e mbrojtur si mos më keq. Kurse ata që erdhën për sherr dihet që e kanë me ty jo me natyrën se po ta kishin për natyren duhet të shanin pse është bërë hale jo pse do të hedhësh 4 miliardë që s’janë hedhur në tërë historinë në anët tona”, thuhet në mesazhin e qytetarit të shpërndarë nga Rama.
Kryeministri akuzon kundërshtarët e projektit se po përpiqen të pengojnë një investim që, sipas tij, do të transformojë Vlorën dhe do ta ngrejë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit ndërkombëtar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Rama#Zvërneci