Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 30 maj 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
PD mban Kuvendin Kombëtar, miratohet statuti i ri. Berisha: Të hapemi drejt vlerave
Partia Demokratike po mban sot Kuvendin Kombëtar, ku, krahas miratimit të ndryshimeve statutore, do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi hapje dhe ripërtëritje të partisë ndaj vlerave intelektuale në çdo nivel.
Rama: PS ka mbrojtur gjithmonë interesin kombëtar. PD, shpirti i shkatërrimit të politikës
Kryeministri Rama thotë se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike në vend që ka mbrojtur gjithmonë interesin kombëtar. Nga Lezha, Rama akuzoi kundërshtarët se përfaqësojnë shpirtin e shkatërrimit të politikës shqiptare.
Bizneset rrisin kërkesën për kredi. Kryesojnë industria, ndërtimi dhe turizmi
Pas një ngadalësimi në vitin 2025, bizneset shqiptare këtë vit po marrin më shumë kredi. Banka e Shqipërisë raporton se financimi i ri për sipërmarrjen u rrit me mbi 24% në prill, i nxitur kryesisht nga industria përpunuese, ndërtimi dhe turizmi.
60 mln euro për zhbllokimin e trafikut në Elbasan. Kompanitë, afat deri më 10 qershor për ofertat
60 milionë euro ka vënë në dispozicion Autoriteti Rrugor për ndërtimin e një pjese të bypass-it të Elbasanit, i cili synon t’i japë zgjidhje trafikut në nyjën e Bradasheshit, që lidh Tiranën me juglindjen e vendit. Kompanitë kanë afat deri më 10 qershor për të paraqitur ofertat.
Irani sulmon bazën ushtarake në Kuvajt, 5 amerikanë të plagosur. Trump lë pezull marrëveshjen
Irani kreu sot një sulm me raketa balistike mbi një bazë ushtarake në Kuvajt, ku mbetën të plagosur pesë amerikanë. Presidenti Trump shtyu vendimin për një marrëveshje të re. Shkak është programi bërthamor i Teheranit.
Europa mëson sot “mbretin” e ri të futbollit. Në fushë, dy filozofi të ndryshme futbolli
Luhet sot finalja e madhe e UEFA Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Ndeshja do të jetë një sfidë e veçantë edhe mes trajnerëve, të cilët, ndonëse janë të dy spanjollë, përfaqësojnë dy filozofi të ndryshme futbolli.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/