Video Description
Në 5 maj transmetuam problemin e zonjës Gresilda Malecaj në Lezhë, e cila, me ndihmën tonë, mundi të pajiset me certifikatë pronësie për dy dynymë ullishte në dhjetor 2025. Por më pas ajo u përball me vështirësi për të marrë konkretisht pronën e saj, të uzurpuar nga dy shtetas, Gjergj dhe Saimir Simoni, të cilët jo vetëm kishin ndërtuar banesa në atë zonë, por i kishin legalizuar ato. Përtej gjurmës së ndërtesave, ata morën edhe një pjesë të konsiderueshme të truallit që i përket zonjës Malecaj. Situata u përkeqësua, pasi Gresilda u përball edhe me kërcënime për të mos iu afruar pronës së saj. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pa konflikt, Gresilda Malecaj kërkoi ndihmën e Bashkisë Lezhë për të bërë përcaktimin e saktë të kufijve të pronës, duke kërkuar që të respektohen edhe banesat ekzistuese. Megjithëse u ngrit një grup pune dhe u kryen verifikime në terren, në përfundim asaj iu komunikua se kërkesa nuk ishte e saktë, duke e lënë sërish pa zgjidhje. Gresilda paraqiti kërkesë të re dhe pas ndërhyrjes së “Stop”, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh publikisht se rasti do të ndiqej deri në fund dhe qytetarja do të marrë atë që i takon. Më në fund kjo ndodhi dhe Gresilda falënderon edhe për zgjidhjen finale të caktimit të kufijve të pronës së saj.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#Lezhe #Prona #KufijPronash #Kadastra #PjerinNdreu #GresildaMalecaj #Ligji7501 #Zgjidhje