Video Description
Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën pasi u përfshinë nga dallgët e forta dhe rrymat detare. Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Binaku nga Prishtina. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:30, gjashtë të rinj kishin hyrë në det për t’u larë, por u përballën me dallgë të fuqishme që i morën me vete.
Tre prej tyre, Dion Myftari, Arber Beqaj dhe Drilon Rrustemi, arritën të shpëtohen dhe aktualisht po marrin trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe parametrat shëndetësorë paraqiten të qëndrueshëm, ndërsa vijojnë të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. Pas ngjarjes, në spitalin e Lezhës mbërriti ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ambasadori Durmishi mori informacion nga stafi mjekësor për ecurinë e trajtimit dhe falënderoi ekipet mjekësore, strukturat vendore dhe forcat e emergjencës për reagimin e shpejtë. Ai shprehu gjithashtu solidaritetin me familjet e viktimave dhe të të rinjve të përfshirë në këtë tragjedi.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shengjin#TopChannelNews