Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25, 4 qershor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Vritet në krye të detyrës polici, plagoset një tjetër. Autori, person në kërkim. Në aksion ishin 40 efektivë
Ngjarje e rëndë në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Autori, i dënuar më parë për çështje droge, mbeti gjithashtu i plagosur. Drejtori i Policisë bëri të ditur se në aksion morën pjesë 40 efektivë.
Vrasja e policit, Rama: Nderim për dëshmorin e Atdheut. Ndëshkim maksimal për autorin
Për ngjarjen në Maliq reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi shpalljen dëshmor të Atdheut të efektivit të policisë Enea Mekolli dhe kërkoi ndëshkim maksimal për autorin. Ndërkohë, AMP ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Mbahet protesta e pestë për Zvërnecin. Qytetarët artikulojnë pesë kërkesa të qarta
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot, për të pestën ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Protestuesit kanë artikuluar pesë kërkesa të qarta, mes tyre edhe dorëheqjen e qeverisë.
Rama: Zhvillim në harmoni me natyrën. Ia vlen të durosh sulmet për të ecur përpara
Në Tiranë nisi edicioni i dytë i festivalit “Bukë e Zemër”, i cili ka sjellë në vendin tonë arkitektë nga e gjithë bota. Kryeministri Rama deklaroi se synimi është që zhvillimi të jetë në harmoni me natyrën dhe se ia vlen të durosh sulmet për të ecur përpara.
Hiqet gardhi rrethues në Zvërnec. Berisha: Duhet transparencë, do të na mbyllet dera e Brukselit
Në Zvërnec po hiqet plotësisht rrethimi në zonën ku parashikohet të ndërtohet resorti turistik. Kreu i opozitës tha se qytetarët kanë të drejtë të informohen dhe theksoi se mungesa e transparencës mund të pengojë procesin e integrimit europian.
Peshkaqeni parashikon ndeshjen e Brazilit. OPTA sheh Spanjën si kampione të botës
Një peshkaqen në akuariumin e Rio de Zhaneiros ka parashikuar se Brazili do ta nisë me fitore Botërorin. Në vendin amerikano-jugor shpresojnë të fitojnë trofeun pas 24 vitesh, por sipas agjencisë së statistikave OPTA, Spanja mbetet favoritja kryesore për titullin kampion.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/