Video Description
Lajme arkiva 2012
Partia Socialiste nuk do të mbështesë kandidaturën e Bujar Nishanit si President i Republikës. Kryetari i selisë roze, menjëherë pas tërheqjes së kandidatit konsensual të mazhorancës, ka deklaruar se ky moment krize, siç e ka cilësuar ai, është një mundësi dhe një shans për të ecur në drejtim e kundërt me të dhe për të gjetur zgjidhjen, që për Partinë Socialiste nuk është kandidatura e Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
Edi Rama: “Është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet President dhe që Presidenti të kthehet në ministër. Është e papërfytyrueshme në një moment si ky, që është një moment historik, delikat dhe që dikton në emër të interesit kombëtar dhe të ardhmërisë europiane të Shqipërisë domosdoshmërinë që përfaqësuesit e popullit shqiptar në parlament të vënë interesin e njerëzve dhe të atdheut tonë të përbashkët mbi çdo interes pale. Si mund të kalohet drejt një kandidature e cila është tërësisht mishërim i një pale të vetme? Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se sa Partinë Demokratike dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal, e jo më për konsensusin maksimal.”
Në deklaratën e tij, Rama nuk la të kuptohet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i socialistëve në këto kushte. Por brenda grupit parlamentar socialist, por edhe brenda koalicionit të majtë, është rritur ndjeshëm presioni për të propozuar ish-liderin historik të së majtës si kandidat për President në këtë raund.
Gazetarja: “... PS që të kandidonte zoti Nano. A mendoini se duhet PS ta kandidojë?”
Arben Malaj: “Krye të të gjitha partive politike parlamentare duhet të ndjejnë përgjegjësinë që raundi i katërt shkon drejt zero. Sigurisht që është momenti për të diskutuar për kandidatura me një mandat sa më të qartë edhe politik dhe të jetë vota që parashikon Kushtetuta, vota e fshehtë, jo thjesht deputetët të votojnë mbi një detyrim partiak, por midis kandidaturave alternative të zgjedhin atë që deputetët e parlamentit të një vendi të zgjedhin më të mirin. Është më mirë të fillojmë e të diskutojmë dhe brenda forumeve politike të diskutojmë për atë që është më e mirë edhe për forcat politike edhe për vendin.”
Grupi parlamentar socialist pritet të mblidhet për të marrë një vendim para seancës parlamentare, ku do të konsumohet raundi i katërt i zgjedhjeve presidenciale dhe ku kandidati zyrtar i mazhorancës është emri i Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/