Video Description
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish protestuesve, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, me një video nga hotel “Porto Montenegro”, që sipas tij, është një histori suksesi për Malin e Zi. Rama thekson se ‘Porto Montenegro’ u ndërtua nga një investitor kanadez, i cili kishte ardhur fillimisht në Shqipëri për ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por që sipas kryeministrit, i ishte mbyllur dera nga qeveria e kohës.
“Nga Porto Montenegro, për të cilin kam folur disa herë këto ditë. Turizmi është motori i zhvillimit të Malit të Zi. Di mirë historinë sesi u ndërtua ky vend, nga dikush, një burr i vjetër dhe pasionant nga Kanadaja, që trokiti më parë në Shqipëri dhe donte të bënte një port turistik në Durrës. E keqtrajtuan dhe e detyruan të largohet, duke mos iu hapur fare dyert”
Teksa ndodhej krah menaxherit të hotel 'Porto Montenegro', kryeministri Rama vuri theksin te rëndësia e këtij investimi në zhvillimin e vendit fqinj.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#MaliiZi#TopChannelNews