Ferit Hoxha në të parën vizitë si ministër i Jashtëm në Prishtinë, si në takimin me presidenten në detyrë Haxhiu, kryeministrin Kurti por dhe homologun e tij Konjufca transmetoi qëndrimin e qeverisë ku bën pjesë: se Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë, një dimension i pandryshueshëm ky, pavarësisht se cila forcë qeveris vendin.
“Shqipëria nuk do të pranojë e as do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, drejtësisë dhe llogaridhënies përballë çdo akti apo individi që përbën kërcënim ndaj saj. Sulmi në Banjska dhe në kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë.Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, tha Hoxha.
E duke patur këtë qëndrim, Hoxha e quan të papranueshme çdo nismë sado periferike që synon të ç’bëj pavarësinë e Kosovës, siç po ndodh në komunën Zeta në Malin e Zi ku një parti proserbe ka tentuar disa herë të kalojë rezoluta për “çnjohjen” e Kosovës.
“Çdo ide, nismë apo përpjekje për të vënë në dyshim këtë realitet, përveçse jo realist, shkon në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes që duhet të udhëheqë marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajonin tonë dhe më gjerë”, shtoi Hoxha.
Konjufca vlerëson mbështetjen e shtetit shqiptar për Kosovën por ndalet dhe tek ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Të dy ministrat folën dhe për projektet e përbashkëta në infrastrukturë si hekurudha Durrës Prishtinë. Mbledhja e përbashkët e qeverive që ishte në diskutime për tu mbajtur në qershor do të shtyhet për në vjeshtë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.
/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/