Video Description
I nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, ka marrë mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.
Me 19 vota pro dhe 3 kundër, komiteti i ka dhënë dritën jeshile propozimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emri i tij pritet të kalojë në seancën plenare të Senatit që do të thotë fjalën e fundit. Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore republikanet dhe demokratet në një votim që e çon kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senat. Wendt pritet më pas të nisë misionin e tij në Shqipëri, ku prej vitit 2023 kur mbaroi mandati i ambasadores Yuri Kim, ambasada e ShBA në Tiranë është përfaqësuar nga i ngarkuari me punë.
Gjenerali në pension, Eric Wendt, i nominuar nga Presidenti Trump për ambasador në Shqipëri, është një nga figurat më njohura të ushtrisë amerikane, me një karrierë mbi tre dekada në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale. Wendt shërbeu për herë të fundit si komandanti i 5-të i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO, detyrë që e mbajti deri më 29 janar 2021. Gjatë karrierës së tij si oficer i lartë, ai ka mbajtur disa poste kyçe, përfshirë rolin si Koordinator i Sigurisë së SHBA për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019), si dhe pozicione drejtuese në Komandën e Paqësorit të SHBA dhe në strukturat e operacioneve speciale në Kore dhe Afganistan.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wendt#TopChannelNews