Video Description
Një gabim administrativ në Zyrën e Gjendjes Civile të Ruzhdies i ka shkaktuar probleme të shumta familjes Kamberaj. Saimir Kamberaj, i cili jeton dhe punon në Greqi, denoncon një pasaktësi të rëndë në dokumentacionin e bashkëshortes së tij, Dorina Kamberaj.
Sipas denoncimit, në vitet 2017 dhe 2019, gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin e gjendjes civile, shtetësia e Dorina Kamberajt është regjistruar gabimisht si afgane, në vend, që të figurojë shqiptare. Ky gabim ka sjellë vështirësi në procedurat administrative të familjes, veçanërisht për dokumentacionin e djalit të tyre.
Gazetarja kontaktoi Zyrën e Gjendjes Civile, që tashmë funksionon në Patos pas transferimit nga Ruzhdia. Përgjegjësja e zyrës, Afërdita Beqiraj, pranoi, se bëhej fjalë për një gabim njerëzor të ndodhur gjatë hedhjes së të dhënave në sistem. Sipas saj, në vend të shtetësisë “Albania”, ishte regjistruar gabimisht “Afghanistan”, duke krijuar pasaktësinë në certifikatat e gjendjes civile.
Pas verifikimeve dhe procedurave të nevojshme, Afërdita Beqiraj aplikoi për korrigjimin e të dhënave pranë institucioneve kompetente në Fier. Me ndërhyrjen e emisionit “Stop” dhe bashkëpunimin mes Zyrës së Gjendjes Civile në Patos, problemi u zgjidh brenda një kohe të shkurtër.
Në përfundim, familja Kamberaj u pajis me certifikatën e korrigjuar, ku shtetësia e Dorina Kamberajt figuron si shqiptare.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#GjendjaCivile #Ruzhdie #Patos #DorinaKamberaj #SaimirKamberaj #AferditaBeqiraj #ShtetesiaAfgane #GabimAdministrativ #ShqiptareJoAfgane #Stop4Qershor2026