Video Description
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nuk i shpëtoi përballjes në Kuvend me deputetin socialist, Erjon Braçe, ndonëse refuzoi disa kërkesa të tij për interpelancë. Dy socialistët u përplasën me tone të ashpra në seancën e të enjtes. Ministri po fliste për projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”, por ndërhyrjet e deputetit ishin të ashpra.
Tensionet në Kuvend mes dy socialistëve vijuan edhe me tej, duke bërë që drejtuesja e Kuvendit, nënkryetarja Klodiana Spahiu, i fiku mikrofonin.
Përplasje në Kuvend pati edhe mes deputetit demokrat, Klevis Balliu, dhe nënkryetares së Kuvendit, Spahiu, e cila nuk e lejoi të fliste për çështje tjetër, jashtë asaj që po diskutohej.
Gjatë orëve të paradites, fokusi kryesor i debatit ishte te çështja e Zvërnecit. Foltoren e mbizotëruan Sali Berisha dhe Taulant Balla.
Pas rreth 10 orësh debate në seancën plenare të së enjtes, u miratuan me votat e mazhorancës dy projektligjet në rendin e ditës, ai për produktet me origjinë shtazore dhe marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brace#TopChannelNews