Video Description
Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të enjteje, 4 qershor, ndalet sërish te protesta qytetare kundër projektit në Zvërnec.
Kësaj here diskutimi është në rrafshin më politik. Pjesë e panelit të opinionistëve, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi shprehu qëndrimin e tij pro projektit duke theksuar se vetë tërheqja nga ky investim prej 4 miliardë euro mund të konsiderohej si një tradhti ndaj popullit dhe Shqipërisë.
Duke paralelizuar qëndresën e qytetarëve, të cilët mbajtën këtë të enjte protestën e pestë, Klosi kujtoi grevën e urisë, ku ai dhe 60 persona të tjerë u larguan nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me barelë.
Blendi Klosi: Meqenëse thonë tradhtarë, tradhtarë kush e ka bërë projektin. Unë them se mbase tradhti do të jetë nëse ne tërhiqemi nga projekti.
Blendi Fevziu: Pse gjithë këtë njerëz janë akoma në shesh, edhe pas disa orësh? Adriatiku ndenji dy muaj, rezistoi sa mundi, por nuk pati këtë efekt. Sot të është mbushur i gjithë sheshi.
Blendi Klosi: Edhe unë kam ndenjur 1 muaj shtrirë në atë bulevard në grevën e urisë. Ne kemi bërë grevë urie. Njerëzit kur besojnë në diçka shumë mirë që protestojnë, sepse nuk ka asnjë gjë.
Blendi Fevziu: Pse ti besoje vërtet atëherë te greva e urisë.
Blendi Klosi: Besoja?! Po unë sakrifikova vetë veten time, ne dolëm 60 veta me barelë nga ajo grevë urie. Ishim 220 burra e gra, 60 dolën me barelë.
Blendi Fevziu: Po pra ju atëherë kërkonit transparencë, tani kërkoni ta mbyllni. Asnjë njeri politik normal, as njerëz të mediave dhe të biznesit nuk mund të kontestojnë një investim miliardash, këtu problemi është te mënyra se si bëhet, transparenca dhe të gjitha pyetjet e tjera. Ky është problemi kryesor.
Blendi Klosi: Nuk kemi një projekt. Ideja e projektit ka disa vite që diskutohet, të paktën ka dy vjet. Pjesa e rrethimit padyshim që është një problem dhe sot rrethimi është hequr. Ka veprime në kundërpërgjigje të protestës. Nuk kemi asnjë gjë me protestën. Për aq kohë që protesta ka emrin “protesta e Zvërnecit” atëherë ta flasim.
Blendi Fevziu: E ka kaluar!
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan#protestaezvernecit #zvernec #vlore