Video Description
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pranuar se në një telefonatë, e ka quajtur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu "të çmendur" lidhur me luftimet në Liban, ndërsa SHBA-të po përpiqeshin të negocionin një fund të armiqësive me Iranin. Ndërsa ishte I ftuar në një podcast, Trump tha se mes tyre marrëdhëniet vazhdojnë shumë mirë. Sipas raportit të Axios, i cili citoi një zyrtar të paidentifikuar amerikan, Trump i tha Netanyahut në një telefonatë se ishte çmendur dhe se të gjithë të urrejnë atë dhe Izraelin.
I pyetur në lidhje me raportin e Axios, Netanyahu nuk pranoi të jepte detaje të bisedës, por tha se marrëdhënia e tij me Trump nuk kishte ndryshuar gjatë një interviste të mërkurën. "Ai ka qenë miku më i mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë dhe ai më respekton mua; unë e respektoj atë. Ne gjithmonë gjejmë një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona." Tha Netanyahu.
Irani ka thënë se nuk do të bjerë dakord për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës që Trump dhe Netanyahu nisën në fund të shkurtit, përveç nëse një armëpushim mbulon edhe Libanin, të cilin Izraeli nisi ta pushtojë në mars në ndjekje të oganizatës Hezbollah.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Netanyahu#Trump