Video Description
Më 18 maj transmetuam denoncimin e zonjës Ferdane Muça, e cila së bashku me bashkëshortin prej 15 vitesh janë në konflikt me ish-nusen e djalit dhe ish-krushkun për një banesë në Tiranë, të cilën e kanë blerë dhe rindërtuar përpara martesës së djalit në vitin 2004.
Pas divorcit në vitin 2008, ish-nusja kyçi dhomën ku jetonte me djalin dhe u largua në Suedi me një burrë tjetër. Megjithatë, ajo vijon të kërkojë në gjykatë pjesën e saj të pretenduar të banesës.
Çifti i të moshuarve nuk kanë guxuar ta hapin dhomën nga frika e kërcënimeve të ish-krushkut. Ndërkohë, ky i fundit ka vendosur edhe një pajisje akulloresh në oborr, e cila ka bllokuar kanalet e ujërave dhe ka shkaktuar përmbytje në banesë.
Avokatja Eda Grimci deklaroi se familja Muça disponon certifikatë pronësie që prej vitit 2011 dhe se çështja gjyqësore lidhet vetëm me kërkesën e ish-nuses për t’u njohur si bashkëpronare. Me iniciativën tonë dhe duke qenë se nuk kishte asnjë urdhër bllokimi, dhoma u hap pas 15 vitesh.
Pas këtij veprimi, ish-krushku bëri kallëzim në Komisariatin Nr. 3, por kallëzimi nuk u legjitimua pasi ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Në komisariat atij iu komunikua që të largonte pajisjen, por ai nuk e bëri. Për këtë arsye, zonja Muça angazhoi disa punëtorë dhe e nxori pajisjen jashtë oborrit të shtëpisë.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#FerdaneMuca #KonfliktPronesie #IshNusja #DhomaEKycur #EdaGrimci #Tirane #Denoncim #Drejtesi