Video Description
Një qytetare iu drejtua emisionit “Stop” me pretendimin, se ishte në pritje prej më shumë se një viti për të marrë mbrapsht 3 milionë lekë, që cilat ia kishte dhënë subjektit “Bea Marketing Promocion”, me administratore Ermelinda Sinani.
Sipas denoncueses, shuma ishte dhënë në kuadër të një projekti bashkëpunimi, me garancinë, se do t’i kthehej brenda një jave. Megjithatë, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, paratë nuk ishin kthyer. Qytetarja vuri në dispozicion komunikime mes palëve, si edhe dokumentacionin bankar, që provonte transferimin e shumës. Në këto komunikime pranohej ekzistenca e detyrimit financiar dhe përmendeshin afate të ndryshme për kthimin e shumës, që cilat nuk ishin respektuar.
Situata mori një tjetër rrjedhë, kur gazetarja kontaktoi administratoren Ermelinda Sinani. Menjëherë pas telefonatës, kjo e fundit i dërgoi mesazh qytetares dhe kreu një pagesë të parë prej 800 mijë lekësh, duke premtuar, se pjesa e mbetur do të likuidohej brenda afatit të caktuar.
Më pas, Ermelinda Sinani shleu të gjithë detyrimin financiar prej 3 milionë lekësh ndaj qytetares, duke i dhënë zgjidhje problemit, që vijonte prej më shumë se një viti.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#3MilioneLeke #Borxhi #BeaMarketingPromocion #ErmelindaSinani #KthimiIParave #Denoncim #QytetariNeFokus #Stop4Qershor2026