Video Description
Lajme arkiva 2012
Edi Rama: “Unë u përpoqa të shpjegoj me shumë durim se çka kërkojmë ne, opozita shqiptare nuk është një President i opozitës por është një proces i dakordësuar për një presidentë ponsensuale. Zhvillimi, zhvillimi i tryezës ishte i tillë që e bëri praktikisht të pamundur shtjellimin e mëtejshëm të një momenti dialogu dhe bashkërendimi të energjive dhe të forcave për të arritur në një zgjidhje knsensuale. Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj.”
Gazetarja: “Artan Hoxha vjen nga shoqëria civile, zoti Rama.”
Edi Rama: “Ja sqarova shumë qartë kryeministrit dhe sigurisht mund të ja u shpjegoj edhe juve që çka ishte e domosdoshme ishte që të arrinim dakordësi në një kandidaturë që të garantonte mbështetjen e qeverisë dhe të opozitës. Opozita kërkoi me të ngulje në të gjithë të proces mundësinë për të kontribuar me votë dhe me një mbështetje të qartë politike për një kandidaturë që të përmbushte ato kriteret që ta bënin këtë të mundshme. Por opozita nuk mund të mbështesë kandidatura haptazi të njëanshme të cilat nuk besoj se janë kandidaturat që i duhen vendit, Mos zgjedhja e një Presidenti konsensual është një sinjal negativ për familjen evropiane dhe është një zhvillim që nuk parathotë gjëra të mira për 12 tetorin, ditën kur për tretën herë Shqipëria do të m,erret në provim nga familja evropiane.”
Ilir Meta: “Është e rëndësishme të kuptojmë se përpjekje të bëra përgjatë dyjave për gjetjen e një emri konsensual midis mazhorancës dhe opozitës nuk patën suksesin e duhur pavarësisht nga një kandidaturë tepër dinjitoze që u prezantua sikurse ishte ajo e zotit Xhezair Zaganjori. Është për të ardhur të keq që të figurat që janë edhe jashtë partive dhe jashtë politikës së paragjykohen, gjë që çoi në rastin konkret edhe në dorëheqjen apo në dorëheqjen apo në tërheqjen nga kandidimi të zotit Zaganjori pas konsumimit të raundit të tretë. Duke treguar me këtë veprim dinjitoz se ai nuk ishte një kandidaturë thjesht e mazhorancës dhe për interesat e asaj.”
Gazetarja: “Pra nesër do të kemi një president zoti Meta?”
Ilir Meta: “Besoj se zoti Artan Hoxha do të jetë Presidenti i Ri i republikës dhe njëkohësisht që ky President i Ri për shkak të përvojës të eksperiencës dhe profesionalizmit së tij do të japi kontribut të rëndësishëm për ecur përpara në të gjitha këto reformat që kërkon edhe procesi i integrimit europian të vendit.”
Gazetarja: “Zoti Meta, zoti Rama tha se për shkak të emrit po rrezikohet statusi kandidat për në BE, nuk do ta marrim statusin për këtë shkak?”
Ilir Meta: “Statusi nuk mund të rrezikohet për shkak të emrit absolutisht më tepër sigurojë për shkak të emrit të zotit Artan Hoxha. Nuk përbën asnjë rrezik për statusin përkundrazi përbën në një mundësi me profilin e tij, me njohuritë e tij, me dijenitë e tij. Statusi është penguar dhe mund të pengohet nga fryma konfliktuale e politikës shqiptare ”
Sali Berisha: “Ne përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm personalitete të shquara të fushave të tyre. Nuk u arritur në një kandidaturë konsensuale me opozitën. Ndërkohë mazhoranca vendosi që nesër paraqesë për votim në parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës shqiptare.”.../tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/