Dakord për 60 ditë armëpushim, pritet miratimi nga Trump
Media prestigjioze amerikane CNN bën të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për një armëpushim 60-ditor për të nisur më pas negociata mbi programin bërthamor të Iranit.
Por, marrëveshja mbetet në pritje të miratimit përfundimtar nga ana e presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit suprem të Iranit, Khamenei. Teherani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e marrëveshjes.
Draft-marrëveshja kërkon lehtësimin e kufizimeve në lundrim në Ngushticën e Hormuzit dhe fillimin e bisedimeve mbi fatin e rezervave të uraniumit të pasuruar shumë të Iranit, ndërsa çështjet më komplekse të programit bërthamor mbeten për t'u zgjidhur. Irani, ndërkohë, do të pastrojë edhe të gjithë zonën e minuar të Hormuzit brenda 30 ditëve.
Mediat shkruajnë se shefi i Shtëpisë së Bardhë u ka shpërndarë Izraelit dhe aleatëve të tjerë projekt-marrëveshjen përfundimtare me Iranin, çka mund të paralajmërojë edhe fundin e luftës së afërmi. Të premten, pritet që ministri i Jashtëm i Pakistanit të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit në Uashington për këtë çështje.
Të enjten, Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen sërish sulme pranë Ngushticës së Hormuzit mëngjesin e kësaj të enjteje. Amerikanët shënjestruan pozicione ushtarake në Bandar Abbas dhe rrëzuan katër dronë iranianë, ndërsa Garda Revolucionare u kundërpërgjigj me goditje ndaj një baze amerikane në Kuvajt. Këto sulme u cilësuan si spontane.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/