视频说明
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën “Sazani” (Plazhi i Vjetër), ku mjeti tip “Opel” me targa AB 187LH, me drejtues shtetasin me inicialet K. D., 45 vjeç, ka përplasur biçikletën me drejtuese shtetasen M. C., 21 vjeç, e cila mori goditje nga përplasja dhe më pas u shoqërua në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. E reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje drejtuesin e automjetit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan