视频说明
Pjesë nga debati në studio:
Adriatik Lapaj: Protesta flet vetë. Kam dalë të flas si Adriatik.
Blendi Klosi: Sa mirë që doli protesta, dolën ambientalistët. Por, kur ishim në opozitë, me një pjesë të atyre kemi bërë një peticion të jashtëzakonshëm. Vendimi i parë që kemi marrë ishte ligji për ndalimin e importimit të plehrave.
Adriatik Lapaj: Dhe në vitin 2017 ju sollët një ligj të dytë.
Blendi Klosi: Po them çfarë ka ndodhur me ata ambientalistë që ishin edhe në Zvërnec. Ajo që kemi bërë ne si forcë politike nuk krahasohet me asnjë tjetër.
Adriatik Lapaj: Kam ndenjur 6 muaj aty...
Agron Shehaj: Protesta ka shkuar përtej çështjes së Zvërnecit. Thonë: “Rama e Berisha në burg”. Është protestë qytetare, nuk ka lidhje me partitë politike; është spontane dhe e jashtëzakonshme. Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tipik të të rinjve. Nuk ikin nga sheshi. Dje filloi shiu, u bënë ujë, por nuk ikte njeri për qamet. Politikanët t’i qëndrojnë larg; nëse duan të rrinë, të rrinë në fund.
Fevziu: Nëse kjo protestë nuk adresohet politikisht, në zgjedhje do të shkosh prapë me të njëjtat forca politike.
Agron Shehaj: Atje ke të rinj e të reja. Nuk i interesojnë zgjedhjet, kanë vajtur aty sepse u ka ardhur në majë të hundës. Nuk ka të bëjë vetëm me Zvërnecin. Kemi një protestë qytetare.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan