视频说明
Një zjarr i rënë në fshatin Pllanë të Lezhës ka përfshirë një parcelë të mbjellë me pemë dhe vreshta rrushi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera përreth.
Siç raporton gazetari i Klan News, Martin Marku, në vendngjarje ka ndërhyrë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), i cili ka punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll dhe u fik plotësisht, duke shmangur dëme më të mëdha në zonë. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet përkatëse.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan