视频说明
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në 2 qershor në zonën e Kaninës, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve është plagosur, duke qenë në gjendje të rëndë, raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës. Ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan