RTV KLAN banner
RTV KLAN avatar
RTV KLAN
@televizioniklan
订阅数224万
总播放45.2亿
视频数38.7万
RTV KLAN发布于 2026年6月2日 05:322:50
Tv Klan - Rama u përgjigjet protestuesve thumbnail

Tv Klan - Rama u përgjigjet protestuesve

5天前爆发期
klan 2025klan lajmeklan youtubekronika tv klantv klanklan rama rgjigjet
发布时间
2026年6月2日 05:32
视频时长
2:50
视频类型
新闻政治
频道地区
德国
发布时间判断
发布时间判断数据不足
当前频道还缺少完整的历史发布时间模式,建议继续累积频道数据后再观察最佳时段命中情况。
商业化判断
高 RPM
当前视频具备较高 RPM 区间,说明主题更接近商业化友好的广告库存,适合复盘标题、受众和内容长度。
动作建议
优先观察持续增长能力
当前视频基础条件较完整,建议继续观察近7日播放和收入是否稳定抬升,再决定是否扩写成系列内容。
播放量
417
点赞数
3
评论数
6
日预估收入
-
累计预估收入
$0.34 - $1.97
RPM 区间
$0.81 - $4.73
1日涨播放
0
7日涨播放
0
1日涨点赞
0
7日涨点赞
0
1日涨评论
0
7日涨评论
0
速度分
0%
主题聚类
klan 2025
视频说明
Ndërkohë që poshtë zyrës së tij qytetarë të shumtë protestonin kundër investimit në Zvërnec, kryeministri ishte në Berat për të festuar 35-vjetorin e krijimit të degës së partisë që drejton. Socialistëve që ishin në bulevardin e qytetit për ta dëgjuar, Rama u shpjegoi pse protesta që po mbahej në të njëjtën kohë me fjalën e tij ishte e pakuptimtë sipas tij, pasi ende nuk ka një projekt të miratuar nga qeveria për t’u zbatuar në atë bregdet e aq më shumë që të dëmtojë natyrën dhe biodiversitetin. “Ka një protestë në Tiranë. Për çfarë protestohet? Protestohet për të mbrojtur natyrën. Po kush e ka kërcënuar natyrën? Protestohet për të mos lejuar shkatërrimin e biodiversitetit, po kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin? Protestohet sepse është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci, por kush e ka hequr dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone e mbrojtur ka qenë? Zvërneci ka qenë qysh në krye të herës zonë e mbrojtur e kategorisë 5, peizazh i mbrojtur dhe kështu është edhe sot dhe kështu do të jetë edhe nesër. Protestohet për çfarë? Dhe debati real sot nuk është a do të mbrohet apo s’do të mbrohet biodiversiteti, sepse kjo është pjesë e pandashme e detyrave dhe e punës sonë si qeveri në raport me çdolloj investitori. Debati sot nuk është a do të hiqet apo do të rrijë ajo zonë si peizazh i mbrojtur, sepse ajo ka qenë, është dhe do të jetë peizazh i mbrojtur.” Për kryeministrin duhet të kuptohet se një investim i parashikuar në vlerën 4 miliardë euro do të sjellë vetëm zhvillim dhe të ardhura për ekonominë e vendit. “Debati sot është më i thjeshtë, por edhe më i thellë se kaq. Çfarë Shqipërie do të zhvillojmë ne dhe çfarë Shqipërie do të kemi ne pas 5, 10, 15 vitesh? Dhe si do ta rrisim ne Shqipërinë ekonomikisht? Çfarë do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve? Kush e ka vënë ndonjëherë në diskutim këtë që Shqipëria është e shqiptarëve? Puna është se si do t'i bëjmë shqiptarët të ndjehen në Shqipëri? Si qytetarë të cilët janë të barabartë në gjithçka, jo vetëm në të drejtë, por dhe në mundësi me të tjerët apo si qytetarë të një vendi që, ndryshe nga të tjerët, ka mundësi të bëhet konkurrues në ligën më të lartë të turizmit dhe nuk bëhet se ka frikë nga zhvillimi, se ka frikë nga transformimi.” Ua tha deputetëve të tij në mbledhjen e grupit dhe përsëriti edhe përpara socialistëve të Beratit se nuk e ka tradhtuar asnjë ditë që është ulur në karrigen e kryeministrit interesin kombëtar. Arsyeja pse po duron këtë baltë dhe nuk po largohet nga politika është vetëm një. “Nuk jam mësuar me shijen e saj kur balta bie mbi familjen time, mbi gruan, mbi fëmijët, kur balta bie mbi kockat e prindërve të mi, por ama gjithmonë e konsideroj si pjesë të pandashme, të pandryshueshme sepse s’kemi gjë në dorë ne. Por në këto 2-3 ditë kam kuptuar që baltën dhe akuzat dhe shpifjet e atyre që më kanë votuar, është shumë e vështirë që t’i përballoj, është shumë e vështirë që t’i pranoj sepse përtej të gjitha fjalëve dhe përtej të gjitha pretendimeve, akuzave, hamendësimeve, përrallave, tregimeve, rrëfimeve lidhur me mua, unë një gjë jam i sigurt, jam i sigurt si Mangalemi që është prapa meje, që qysh në ditën që ju më keni çuar në atë zyrë, nuk e kam bërë kurrë. Unë nuk ju kam tradhtuar dhe nuk ju tradhtoj kurrë. Dhe unë nuk jam më këtu si në fillimet e kësaj rruge që patjetër si çdo njeri, kisha edhe unë atë ndjesinë e të qenit në një zyrë që është më e larta e vendit dhe në një pozicion që është më i larti i vendit; kisha dhe unë atë pjesën time të flirtit me pushtetin për çfarë pushteti të jep, në kuptimin e gjërave që sheh, e njerëzve që takon, e duartrokitjeve që merr, i kisha këto. Nuk i kam më! Jam këtu në këtë detyrë vetëm për një bindje shumë të madhe, që është momenti historik që e ka sjellë Zoti, e kanë sjellë yjet bashkë, e ka sjellë fati, quajeni si të doni, e ka sjellë dhe puna jonë se dhe Zoti thotë: ‘Më ndihmo, të të ndihmoj’, dhe që ne kemi mundësinë të bëjmë histori duke e bërë Shqipërinë ta kapërcejë atë pragun e paarritshëm për kaq shumë kohë, të Europës së të barabartëve, por natyrisht që unë jam këtu për vizionin dhe për bindjet e mia, për se si duhet të jetë kjo Shqipëri. Nuk jam këtu për të vazhduar të rri në karrige e për të dalë në fotografi dhe të bëj kryeministrin. Fare. E keni parë besoj, që dal më rrallë, por vetëm për të bërë gjërat ashtu siç duhet dhe për ta ngjitur Shqipërinë aty ku duhet dhe o duhet të bëjmë këtë, ose s’ka për mua punë. Kaq e thjeshtë është kjo!” SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
同主题推荐
围绕当前主题继续看高相关视频,帮助判断选题空间和内容形态。
主题:klan 2025
暂无足够的同主题视频数据。
视频常见问题

以下问题重点解释这条视频能看什么、收益为何是估算值,以及如何把它用于内容研究与竞品分析。

这个视频页能看出什么?

你可以查看播放、点赞、评论、RPM 与收益估算、发布时间、主题标签、相关视频以及所属频道背景,用来判断内容表现和后续选题方向。

为什么 RPM 和收益只是估算值?

实际收入会受到广告填充率、受众地区、季节性、广告主需求与是否开启变现等因素影响,因此页面给出的数字更适合做趋势判断和横向比较。

怎么用这个视频页做内容研究?

建议结合发布时间、主题标签、相关视频与频道历史内容,观察什么题材、节奏和发布窗口更容易拿到播放与商业化表现。