视频说明
Banorët e një pallati në zonën e Currilave në Durrës janë evakuuar, pas rrëshqitjes së një masivi të madh dheu nga Kodër Currila.
Siç raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, shkak për situatën është bërë erozioni i tokës dhe reshjet e ditëve të fundit, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e terrenit.
Zona është rrethuar nga policia për arsye sigurie, ndërsa autoritetet po vlerësojnë rrezikun që paraqet rrëshqitja e dherave për banesat pranë.
Kodër Currila ka qenë prej vitesh një zonë problematike për shkak të erozionit. Edhe pse janë realizuar disa ndërhyrje dhe investime rehabilituese, problemi nuk ka gjetur ende një zgjidhje përfundimtare.
Banorët e prekur kërkojnë mbështetje dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e tyre dhe të familjeve që jetojnë në këtë zonë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan