影片說明
Gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Shkodër, Kryeministri Edi Rama kujtoi momentet e para të angazhimit të tij në politikë. Me nota humori, ai iu drejtua Musa Ulqinit, duke i thënë se kishte një meritë të veçantë, pasi i kishte dhënë teserën e anëtarësimit në Partinë Socialiste pa dijeninë e kryetarit të kohës, Fatos Nano. Rama kujtoi se më pas shkuan në zyrë, ku ndodhej Kismet Meta. Ai shtoi se Kismet Meta “u bë kismeti i të gjithëve”, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në sallë.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#EdiRama #PS #Shkoder #MusaUlqini #KismetMeta #Humor #Politikë