影片說明
Qindra qytetarë iu bashkuan protestës para Kryeministrisë edhe këtë të martë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, teksa nuk munguan thirrjet kundër të gjithë klasës politike.
Protestës iu bashkuan përfaqësues të shoqërisë civile, teksa organizatorët mbajtën larg edhe këtë radhë përfaqësuesit e partive politike.
Në një moment, një grup qytetarësh ngjitën shkallët e Kryeministrisë me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës. Policia, që kishte ngritur një kordon më shumë simbolik me pak forca nuk ndërhyri, ndërsa tubimi vijoi pa incidente.
Protesta zgjati rreth tre orë, me fjalime sporadike me megafon dhe me shumë kore kundër qeverisë dhe klasës politike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Proteste#Tirane