影片說明
Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj të mërkure (rreth orës 16:30) në bregdetin e Shëngjinit, më konkretisht te Rana e Hedhun.
Sipas informacioneve paraprake, pesë të rinj (shokë me njëri-tjetrin) shfrytëzuan një moment për t’u larë në det, pa e ditur se moti i keq do shkatërronte gjithçka…
Fatkeqësisht dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtimin mjekësor. E konfirmon edhe Policia përmes një njoftimi zyrtar.
Ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, kanë vizituar në mbrëmje tre të rinjtë. Fatmirësisht, gjendja e tyre është stabilizuar...
“Gjendja e tyre është e mirë, për shkak edhe të kujdesit të jashtëzakonshëm të personelit dhe autoriteteve të bashkisë Lezhë. Ngjarje tronditëse, lajmi, mosha e tyre…Por ne jemi këtu për të parë gjithçka mund të bëjmë për tre të rinjtë. Do bëjmë gjithçka është e mundur për të informuar familjarët e dy të rinjve, që për fat të keq nuk mbijetuan dot. Të tjerët janë në gjendje të mirë, sapo i takuam, biseduam me ta. Familjarët e tyre janë nisur, po vijnë…”, deklaroi ambasadori.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan