影片說明
Vijon prej 2 orësh protesta e katërt kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Siç duket edhe nga pamjet, me prezencë më të lartë të qytetarëve, kjo protestë startoi me tensione.
Qytetarët u nisën nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, ashtu si në ditët që lamë pas, por u hasën me kordonin e forcave policore i cili ishte vendosur në të dy krahët e Lanës, në kuadër të masave për ndeshjen miqësore Shqipëri-Izrael, që do të luhet në orën 20:00.
Për këtë arsye, protestuesit nuk u lejuan fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjë që shkaktoi acarim dhe përplasje fizike mes tyre dhe efektivëve të Shqiponjave.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan