影片說明
Emisioni “Opinion”, këtë të martë, më 2 qershor, trajtoi sërish çështjen e Zvërnecit. Sot është zhvilluar dita e tretë e protestës së qytetarëve, e cila vijon të jetë masive dhe kryesisht e pandikuar nga partitë politike. Këto dy ditët e fundit, gjatë protestës është artikuluar edhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka bërë së fundmi një postim, ku i fton protestuesit në një takim për të diskutuar mbi problematikën e ngritur.
Tema e diskutuar me panelin e të ftuarve sot ishte kryesisht nëse, në rast të heqjes dorë nga projekti i Zvërnecit, protesta do të shuhet apo do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit. Gjithashtu, u diskutua mbi mundësinë e përfshirjes së faktorëve politikë në vijimin e protestës dhe sa mund të rezistojë një protestë pa një organizim të mirëfilltë.
Të ftuarit ishin: Ornela Çuçi, Arsejda Gjyli, Alban Bala, Arbër Hitaj, Artan Hoxha dhe Osman Stafa.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #tvklan
#protestaperzvernecin #zvernec #edirama #bisedime #protesta