影片說明
Dita e katërt e protestës kundër investimit në Zvërnec mori përmasa më të gjera dhe theu qetësinë e ditëve të kaluara.
Bashkë me protestuesit, në shesh për herë të parë ishte edhe policia, e cila ndodhej në terren për shkak të ndeshjes miqësore Shqipëri-Izrael. Kjo sjellje u konsiderua provokim nga qytetarët, të cilët çanë kordonin dhe shkuan te kryeministria, ku u përballën me uniformat blu.
Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme. Autobotët me ujë u hodhën ndaj protestuesve, duke shpërndarë turmën e njerëzve.
Por protestuesit nuk u tërhoqën dhe vijuan para Kryeministrisë, me mesazhet “Shqipëria nuk është në shitje” “protesta është e popullit, nuk ka vend për partitë”.
Pas më shumë se tre orësh qëndrimi para godinës qeveritare, qytetarët mbyllën protestën me njoftimin se do ta vijojnë edhe të enjten.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protesta#Zvernec#TopChannelNews