影片說明
32-vjeçari Gerald Biba, punonjës i kompanisë private security të kantierit në zonën e Zvërnecit në Vlorë që goditi me grusht një protestues, gjatë tubimit të së shtunës, 30 maj, u arrestua për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Policia thotë se në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë, të proceduar penalisht, e kanë tërhequr me forcë protestuesin duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tha se ka nisur hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar, teksa një ditë më parë u pezullua nga detyra Drejtori i kësaj drejtorie, Elidon Çela.
Me anë të një reagimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dënoi sjelljen e punonjësve të kompanisë security.
“Rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.”
Ndërkohë kompania "Zvërnec South Adriatic Development" që po ndërton projektin, u distancua nga sjellja e punonjësve të kompanisë security, duke bërë të ditur se kanë ndërprerë cdo marrëdhënie me të.
“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.”
Kompania shton në reagimin zyrtar se i bën thirrje autoriteteve të kryejnë një hetime dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës.
Gjatë kësaj të diele, 31 maj, situata në Zvërnec ka qenë e qetë, ndërsa nga rrethimi i kantierit, siç shihet edhe në këto pamje janë hequr telat me gjemba.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan