影片說明
? Një podcast nga Edlira Kalaja
? #KrimetëPazgjidhura në #tvklan
16 vite më parë, më 22 maj 2010, 6-vjeçarja Bleona Mata u zhduk në mënyrë misterioze në malin Pikëllim, pranë fshatit Zapod në Kukës. Ajo ishte me 5 vajza të tjera duke kullotur bagëtitë, por u la vetëm për pak minuta pranë një peme dhe më pas humbi pa lënë asnjë gjurmë. Kërkimet masive nga banorët, policia, ushtria dhe autoritetet e Kosovës nuk dhanë rezultat, ndërsa dëshmitë kontradiktore dhe pistat e shumta vetëm sa e thelluan misterin.
Përgjatë viteve janë hetuar disa pista: rrëmbim, trafikim jashtë vendit, përfshirje të familjarëve apo edhe aksident në zonën malore. Banorë të ndryshëm raportuan për një burrë me flokë të gjata dhe një makinë që priste pranë malit, ndërsa nëna e Bleonës, Bukurie Mata, ka akuzuar vazhdimisht personat që ishin me vajzën atë ditë dhe familjen e ish-bashkëshortit. Edhe pse janë marrë në pyetje shumë persona dhe janë ndjekur pista në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Maqedoni e Angli, asnjë provë konkrete nuk ka zbuluar fatin e saj.
Sot, pas 16 vitesh, rasti i Bleona Matës mbetet një nga krimet më misterioze dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Nëna e saj vazhdon të besojë se Bleona është ende gjallë, ndërsa identikiti i krijuar me teknologji moderne tregon si mund të dukej ajo sot, në moshën 21-vjeçare. Emri i saj vazhdon të figurojë në listën e personave të humbur të Interpol-it, ndërsa pyetja mbetet ende pa përgjigje: çfarë ndodhi me Bleona Matën?
#BleonaMata #KrimeTePazgjidhura #PodcastTVKlan
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan