影片說明
Lajme arkiva 2012
Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Vollfart, ka përshëndetur menjëherë pas votimit, nëpërmjet një mesazhi të shkurtër, zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë.
"Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t'i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive".
Ndërkohë edhe kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Ettore Sequi, ka përshëndetur zgjedhjen e zotit Nishani në postin e presidentit të Republikës.
“Dëshiroj t’i uroj zotit Nishani sukses si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit. Roli i presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/