影片說明
U mbajt për pak më shumë se 3 orë protesta e tretë qytetare në kryeqytet kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit.
Nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", gazetari Maksi Rama na njohu me të gjitha zhvillimet. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme, ku dominojnë të rinjtë, u bënë bashkë te sheshi Skënderbej. Më pas marshuan nga Ministria e Brendshme përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Që prej orës 18:00, ata u pozicionuan para godinës së Këshillit të Ministrave. Me pankarta në duar, flamuj kuq e zi, njëzëri kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Njëjtë si dy ditët paraardhëse, tubimi ishte paqësor, me asnjë incident të shënuar.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan#protestaezvernecit