Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet iraniane për një marrëveshje që do t’i jepte Teheranit dhe Omanit kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.
Në një mbledhje të kabinetit, Trump ishte i prerë se asnjë vend nuk do të ketë kontroll mbi ujërat ndërkombëtare.
“Askush nuk do ta kontrollojë, janë ujëra ndërkombëtare. Omani do të sillet si gjithë të tjerët ose do të na duhet t’i godasim. Ata e kuptojnë këtë.”, tha Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë mohoi çdo plan për lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit pa heqjen dorë nga programi bërthamor: “Jo, ne nuk po flasim për asnjë lehtësim të sanksioneve apo dhënie parash. Asnjë sanksion, asnjë para, asgjë.”
Trump refuzoi gjithashtu që uraniumi i pasuruar t’i dorëzohet Rusisë apo Kinës.
Reagimi i tij erdhi pas publikimit në televizionin shtetëror iranian të detajeve nga një projekt-memorandum, ku Teherani pretendonte se po negocionte një administrim të përbashkët të ngushticës si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar raportimet iraniane si sajesa, duke mbajtur një qëndrim të ashpër se ose do të ketë një “marrëveshje të madhe”, ose nuk do të ketë fare marrëveshje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/