Presidenti rumun, Nicușor Dan, urdhëroi mbylljen e menjëhershme të Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Konstancë, si reagim ndaj rënies së një droni rus mbi një pallat banimi në Galati.
Gjatë vizitës në qytetin ku ndodhi incidenti, i cili la dy të plagosur, kreu i shtetit rumun e konsideroi këtë vendim si një masë proporcionale për cenimin e territorit të një vendi anëtar të NATO-s. Pavarësisht përshkallëzimit, marrëdhëniet diplomatike nuk do të ndërpriten, pasi ambasada ruse në Bukuresht do të mbetet në shërbim.
Ndërsa Bashkimi Europian e konsideroi rastin një "vijë të kuqe" të kapërcyer nga Rusia, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi maturi. Sipas tij, situata është e ngjashme me incidentet në Poloni dhe vendet baltike, ku pas hetimeve rezultoi se incidentet ishin shkaktuar nga ukrainasit. Nga Kazakistani, Putin tha se luftës në Ukrainë po i vjen fundi, por pa dhënë detaje.
Autoritetet rumune kanë konfirmuar zyrtarisht se droni që goditi ndërtesën ishte i modelit "Geran-2", i prodhuar në Rusi, bazuar në teknologjinë iraniane "Shahed". Ky është rasti i parë i vërtetuar që një dron rus shkakton dëme në një zonë të banuar rumune, duke shtuar rrezikun e një përshkallëzimi të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Moskës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/