影片說明
Një ngjjarje tragjike ka ndodhur rrëth orës 16:30 ne zonën e ranës së hedhur në Shëngjin. 2 të rinj nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det ndërsa 3 të tjerë ndodhen në spitalin rajon të lezhës.
Kanë humbur jetën shtetasit me iniciale L.A nga fushë Kosova dhe J.Ç nga Prishtina. Po marrin trajtimin shëndetësor në spitalin e Lezhës shtetasit me iniciale D.M, A.B dhe D.R.
5 të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobus për të vizituar shëngjinin dhe zonat përreth.
Dëshmitarët thonë se pak momente pasi u futën për tu larë, nisi një stuhi detare duke shkaktuar dallgë të mëdha. Që të pestë të rinjtë bënë thirrje disa herë për ndihmë.
Në det u futën me not disa pushues, ndërsa disa të tjerë me jet ski, të cilët mundën t’i nxirrnin në jetë.
Ata u dërguan në spitalin e Lezhës me dy ambulanca dhe mjete të tjera private. Rrugës u konfirmuan vdekja e 2 prej tyre.
3 të tjerët vijojnë të jenë nën mbikqyrjen e mjekevë në gjëndje të rëndë, por me parametra shëndetësorë të qendrueshëm.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan