影片說明
Në emisionin e sotëm (28 maj) “Opinion”, në Tv Klan, u diskutua çështja e aeroportit të Vlorës, i cili është përfshirë në një konflikt mes ortakëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e kompanisë Mabco (nga Pacolli), për rrëzimin e sigurimit të padisë të paraqitur nga biznesmeni Ademi.
Ornela Çuçi, nga Mabco, e ftuar në emision, u shpreh se aeroporti nuk do të jetë sezonal, por do të operojë gjatë 12 muajve të vitit. Ajo gjithashtu u shpreh se ky aeroport do të ketë linjë të drejtpërdrejtë Vlorë-Nju Jork, për shkak të punimeve të bëra nga Mabco.
“Është bërë një ndërhyrje nga shoqëria Mabco në projektin e aeroportit, duke shtuar edhe një kat shtesë, duke shtuar edhe një pjesë të aeroportit në mënyrë të tillë që fluturimi i parë që do të duhet të ndodhë nga aeroporti është ai me Nju Jorkun. Vlorë-Nju Jork”, tha ajo.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan